Lajme lojërash

Studim: Një e treta e adoleshentëve amerikanë luajnë lojëra mobile

Sep 26 2014
0 Shpërndarje
Studim: Një e treta e adoleshentëve amerikanë luajnë lojëra mobile

Një hulumtim i publikuar nga Asociacioni i Softuerëve për Argëtim thotë që një e treta e amerikanëve që i takojnë moshës 13 apo më tepër vjeçare luajnë lojëra në pajisjet e tyre mobile, tabletë, ose konsolla portative të lojërave. Ai zbulon po ashtu që 22 për qind e lojtarëve asnjëherë nuk kanë luajtur lojëra më parë – ose ishin në përgjithësi lojtarë në raste të rralla, në kohën kur filluan të luajnë lojëra në pajisje mobile. Rreth 46 për qind e lojtarëve në pajisjet mobile luanin lojëra nganjëherë, por nuk ishin lojtarë të rregullt.

Kemi dëgjuar se si lojërat mobile kanë tërhequr shumë lojtarë të cilët nuk kanë luajtur edhe aq përpara. Koha e kaluar duke luajtur lojëra nuk ka zvogëluar në masë të madhe kohën që lojtarët e kalojnë duke luajtur në pajisje të tjera, si konsolla, ose PC: 54 për qind thonë që ajo kohë ka mbetur e pa ndryshuar dhe 11 për qind janë duke raportuar që ata kalojnë edhe më tepër kohë duke luajtur në pajisjet e tjera. Është interesante të thuhet që 42 për qind e atyre që u përgjigjën thanë që ata kanë blerë një lojë për konsollë, PC, ose një pajisje mobile për shkak se iu ka pëlqyer versioni mobil i lojës. Hulumtimi ishte bërë nga kompania hulumtuese e tregut NPD Group, nën udhëzimet e ESA-së nga një mostër e 3,264 njerëzve. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>