Lajme lojërash

Studim: Fëmijët pëlqejnë luajtjen pothuajse njësoj si në konsollë ashtu edhe në pajisje mobile

Sep 17 2013
0 Shpërndarje
Studim: Fëmijët pëlqejnë luajtjen pothuajse njësoj si në konsollë ashtu edhe në pajisje mobile

Sipas një studimi të ri të publikuar nga Grupi NPD, fëmijët janë duke luajtur lojëra pothuajse njësoj si në pajisje mobile, e po ashtu edhe në konsollat tradicionale.

Sipas studimit “Fëmijët dhe Lojërat 2013”, luajtja për grupmoshat mes 2-17 vjeç ka ndërruar dukshëm që nga viti 2011. Më tepër se gjysma e përdoruesve të pajisjeve mobile u raportuan që kalojnë më tepër kohë duke luajtur në këto pajisje gjatë këtij viti në krahasim me vitin e kaluar.

Ky ndërrim tani është i theksuar në mesin e fëmijëve 12-17 vjeçar, që u gjet se shpenzojnë mesatarisht shtatë orë në javë në pajisje mobile në krahasim me pesë orë në javë gjatë vitit 2011.

“Fëmijët janë duke përdorur pajisjet mobile e po ashtu tabletët e shtrenjtë dhe një sasi në rritje e telefonëve “më-dorëzo-më-poshtë” krijon qasje më të madhe në këto platforma më tepër se më parë,” ka thënë në një deklaratë analisti Liam Callahan, NPD Group.

Edhe pse kompjuterët desktop, laptopët dhe konsollat mbesin top pajisjet për lojëra, sipas studimit, “pothuajse” është i barabartë numri i atyre që janë duke luajtur në pajisje mobile siç janë në konsolla dhe kompjuterë. Për më tepër, studimi gjeti që fëmijët janë duke filluar të luajnë lojëra në pajisje mobile në një moshë më të re se sa në vitet e kaluara (në moshën 8 vjeçare në 2012-tën, në krahasim me moshën 9 vjeçare në vitin 2011). Kjo moshë nismëtare pritet të vazhdojë të shkojë më poshtë, thotë grupi hulumtues.

“Shtrohet pyetja nëse ky përdorim mobil do të rritet për 2 – 17 vjeçarët dhe nëse përdorimi do të bëhet më i përhapur se sa luajtja në konsolla dhe kompjuterë me kalim të kohës,” tha Callahan. “Më e rëndësishmja, ne duhet të kuptojmë se si këto forma të luajtjes ofrojnë lloje të ndryshme të përvojave për lojtarët e rinj.” Studimi “Fëmijët dhe Lojërat 2013” është bazuar në rezultatet e një ankete online të hapur nga 26 qershori deri më 18 korrik të këtij viti. Në të janë futur të dhëna nga 3,842 fëmijë të grupmoshave 2-17 vjeç që për momentin luajnë në çfarëdo pajisje. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>