Lojërat

Strike Suit Zero

Mar 13 2013
0 Shpërndarje
Strike Suit Zero

Strike Suit Zero është një lojë me luftime në hapësirë e krijuar nga studioja e pavarur Born Ready Games. Vetë loja kërkon të ringjallë këtë zhanër duke shtuar një “strike mode” si një element të ri i cili është frymëzuar nga lojërat klasike me luftime hapësinore.

Strike Suit Zero e merr inspirimin nga një numër shumë i madh serishë si Elite, Homeworld, Colony Wars, Star wars, Gundam, Macross dhe Freespace.

Historia e lojës është vetëm single player, ku merret roli i një piloti ushtarak të Shteteve të Bashkuara të Botës (U.N.E.) në një luftë masive kundër forcave të armatosura koloniale. Loja është e ndërtuar në mënyrë të tillë që lufta mos të jetë e fokusuar rreth lojtarit, por një simulim i vërtetë i betejës ndërmjet dy palevë gjatë kohës që lojtari kryen misione specifike dhe duke dhënë idenë se roli i personazhit është shumë i vogël në një konflikt shumë herë më të madh.

Audio u krijua nga Paul Ruskay, kompozitori i muzikave origjinale te Homeworld. Dizajni i anijeve u krye nga Junji Okubo, i cili është i njohur në ndërtimin e robotëve në lojën Infinite Space.

Loja u krijua për një motor të veçantë për PC, ndërsa ato për konsola ndryshojnë. Strike Suit Zero doli më 23 janar 2013 dhe buxheti fillestar i saj ishte vetëm 100,000 dollarë. IGN e vlerësoi me 7.5 duke vënë në dukje elementet e reja që sillte në lojërat me këtë zhanër. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>