Lojërat

Street Fighter X Tekken

Oct 9 2012
0 Shpërndarje
Street Fighter X Tekken

Street Fighter X Tekken është një lojë 2D me luftim të drejtpërdrejtë e zhvilluar nga Capcom. Loja u njoftua në vitin 2010 në revistën Comic-Con International nga producentët e Capcom.

Loja doli për PlayStation 3 dhe Xbox 360 më 6 mars 2012 në Amerikën e Veriut dhe më 9 mars 2012 në Europë. Loja përbëhet nga karakterë prej të dyja lojrave: Street Fighter dhe Tekken. Namco (zhvilluesi i Tekken) po bën përgatitje për të marrë përsipër lojën duke e quajtur Tekken X Street Fighter në formatin 3D.

E zhvilluar nga Capcom, loja është e ngjashme me Street Fighter, duke inkorporuar elementë si Super Combo dhe EX Attacks.

Lojtarët zgjedhin 2 luftëtarë nga Street Fighter dhe Tekken, të dy lojtarët komandohen duke përdorur sistemin e Street Fighter me 6 butona. Gjatë lojës mund të ndërrosh lojtarët, dhe gjatë saj lojtarët mbledhin fuqinë në “Cross Gauge” e cila shërben për të performuar teknika të ndryshme në varësi se sa shumë gauge-ja është mbushur, si EX Attacks, Cancels, Super Arts dhe teknika të ndryshmë që zotëron secili lojtar i lojës.

Loja gjithashtu përfshin dhe disa zghedhje online. 2 lojtarë mund të ndeshen në të njëjtën skuadër, ku secili kontrollon karakterin e tij. Gjithashtu loja ka një fushë që i përket lojës Dino Crisis. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>