Lajme lojërash

Stella, personazhi kryesor i versionit të ri të lojës Angry Birds

Aug 7 2014
0 Shpërndarje
Stella, personazhi kryesor i versionit të ri të lojës Angry Birds

Angry Birds është loja më e luajtur dhe më e preferuar në pajisjet inteligjente anembanë botës. Kompania, e cila është marrë me krijimin dhe zhvillimin e saj, Rovio , do të hedhë në treg një version të ri të lojës. Versioni i ri i lojës Angry Birds do të ketë personazhe të rinj, ku shumica e tyre do të jenë të gjinisë femërore.

Personazhi kryesor i lojës do të jetë Stella, prej së cilës mori edhe titullin versioni i ri, Angry Birds Stella. Krahas Angry Birds Stella, e cila do të hidhet në treg në 4 shtator, kompania po merret edhe me zhvillimin e Angry Birds Transformers. Rovio Games ka nxjerrë një video reklamuese të versionit të ri të lojës Angry Birds.(GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>