Lojërat

Steam me 5 milionë përdorues

Jan 7 2012
0 Shpërndarje
Steam me 5 milionë përdorues

Më herët gjatë kësaj jave, platforma shpërndarëse digjitale Steam mori 5 milionë përdorues bashkëveprues, që paraqet një rekord të ri për shërbimin e famshëm online. Valve lajmëroi statistika shtesë në lidhje me Steam, të drejtuar nga rritja e numrit të përdoruesve në 40 milionë sosh nga 35 milionë sa ishin më parë.

Valve bëri një analizim tjetër të të dhënave për Steam, duke përfshirë përmendjen në vitin 2011, të më shumë se 1,800 lojërave të Steam. Sa i përket shitjeves, Valve tha që për vitin e shtatë me radhë shërbimi pati një rritje të njësive të shitura vit-për-vit për më shumë se 100%.

Për më tepër, Valve tha që 14.5 milionë kopje të lojërave Steamworks-enabled ishin regjistruar gjatë vitit 2011, që paraqet një rritje prej 67% në krahasim me vitin 2010.

Sa i përket përmbajtjes së dërguar tek lojtarët, Valve tha që tejkaloi 780 petabajtë (1 petabajt i ka 1,000 terabajt) të të dhënave tek përdoruesit në mbarë botën, që paraqet një dyfishim të shifrës që ishte arritur nga kjo ndërmarrje gjatë vitit 2010./gameworld.al

Lajmet e fundit>