Lajme lojërash

Steam lançon një shërbim të ri video lojërash streaming që do të konkurrojë me Twitch

Dec 3 2014
0 Shpërndarje
Steam lançon një shërbim të ri video lojërash streaming që do të konkurrojë me Twitch

Kompania Steam, e njohur për lojërat e saj tepër popullore, ka sjellë së fundmi platformën e saj të lojërave streaming e cila pritet të konkurrojë fuqishëm Twitch. Kjo prurje e re e kompanisë do të quhet ‘Broadcasting’. Me më shumë se 100 milion përdorues aktiv, realisht Steam është një dyqan aplikacionesh për kompjuterë dhe lojërat në Mac.

Ashtu si Twitch, Broadcasting do ti lejojë përdoruesit të luajnë në live stream lojërat e tyre ose të vëzhgojnë lojën e një shoku. Kjo do të thotë gjithashtu se nëqoftëse miku juaj po has vështirësi në kalimin e një niveli ju mund ta ndihmoni atë ta kalojë. Broadcasting ka shumë rëndësi për Steam pasi kjo platformë do të eliminojë nevojën e përdoruesve për të përdorur disa programe ndërkohë që ata luajnë. Shërbimet live streaming kanë fituar një popullaritet të madh në 5 vitet e fundit. (GameWorld Albanian)

Tags >

Steam
Lajmet e fundit>