Lajme lojërash

State of Decay tejkalon 2 milionë kopje të shkarkuara

Oct 3 2014
0 Shpërndarje
State of Decay tejkalon 2 milionë kopje të shkarkuara

Loja me “zombie” StateofDecay nga Undead Labs deri tani ka shitur më tepër se 2 milionë kopje që nga lëshimi i vet në qershor të vitit 2013. Kjo shifër përfshin numrin e njësive të shitura për Xbox 360 dhe PC, por nuk përfshin shitjet e përmbajtjes brenda lojës.

State of Decay ka arritur 1 milion kopje të shitura në tetor të vitit 2013. Në një deklaratë në uebfaqen e zhvilluesit, studioja tha që donte t’i falënderonte lojtarët për suksesin, pasi që nuk kishte bërë marketing me një përqendrim të madh.

“Nuk ka fjalë të duhura për të ju treguar se sa shumë nënkupton kjo për ne,” tha zhvilluesi. “Jo marketing, jo reklamim, vetëm për të luajtur dhe për të transmetuar dhe shpërndarë fjalën. Ju e bëtë këtë të mundur dhe nëse ne do të mund të falënderonim individualisht secilin person që e ka prekur butonin për shkarkim, do ta bënim. Entuziazmi dhe mbështetja juaj ka qenë gjithçka. Faleminderit.”

Për ta shënuar këtë arritje, Undead Labs tha që do të festojë një muaj. Hollësitë se çfarë domethënë kjo nuk janë treguar, por zhvilluesi tha që do të lëshojë më tepër informacione përgjatë Facebook-ut de Twitter-it. Në janar, Undead Labs dhe Microsoft lajmëruan një marrëveshje shumëvjeçare për të zgjeruar të ardhmen e serive të State of Decay. Pjesa e parë e këtij është State of Decay Year One Survival Edition, që është duke u lëshuar për Xbox One në fillim të vitit 2015. Loja vjen me dy lëshime paraprake DLC (Lifeline dhe Breakdown), ka grafikë në 1080p dhe do të paraqes elemente të reja të lojës. Undead Labs tani është duke punuar edhe në një lojë pa pagesë për pajisje mobile, të quajtur Moonrise. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>