Lojërat

Starcraft II i ardhshëm në fillim të 2012?

Oct 8 2010
0 Shpërndarje
Starcraft II i ardhshëm në fillim të 2012?

Dje në GDC Online në Austin, Texas, njëri prej drejtuesve të projektit Battle.net, Greg Canessa doli në skenë për të folur për të ardhmen e Battle.net përfshirë edhe shërbimin online. Pas kohës së prezantimit të tij, shefi kryesor i lojrave PopCap mori edhe disa pyetje shtesë nga publiku.

Siç duket, disa nga pyetjet që arritën tek Canessa në ndërkohë ishin edhe ato në lidhje me datën e lirimit të ekspansionit të parë të Starcraft II: Wings of Liberty, që tani e dimë se do të quhet Heart of the Swarm. Deri sa shefi kryesor i projektit përgjigjej pyetjeve për veçoritë e ardhshme të Battle.net për transmetimin e replay-ave, si dhe në përmirësimin e profileve, ai tha se ata ishin në “një zonë të përqëndrimit prej së cilës do të jemi të vëmendshëm të shohim procedurën edhe në anën e Starcraft II gjatë 18 muajve të ardhshëm deri tek lansimi i Heart of the Swarm.”

Në llogaritje të kësaj kohe, ekspansioni i ardhshëm do të mund të mbërrijë në mars apo prill të 2012. Heart of the Swarm është pjesa e dytë e serive të Starcraft II, pjesë e parë e së cilës është Wings of Liberty, e fokusuar në historinë e njerëzve apo Terrans. Ndwrsa dy seritë e ardhshme Heart of the Swarm do të përqëndrohet në storjen komplete të Zerg në strategji të kohës reale, dhe Legacy of Void, e cila do të fokusohet në krijimin dhe zhvillimin e fraksionit të Protoss.

Përfaqësuesit e Blizzard thanë se ende nuk ka ndonjë datë zyrtare për lirimin e Heart of the Swarm. E poashtu, ata theksuan se loja nuk do të paraqitet as në konferencën e BlizzCon 2010 që do të zhvillohet në Anaheim, Kaliforni, më 22 deri 23 tetor.

Megjithatë, i shumëprituri Starcraft II u lansua. Në anën tjetër World of Warcraft: Cataclysm do të lansohet më 7 dhjetor. Dhe nga kjo, me gjithë dëshirë po e them, dua t’ja u kujtoj se rradha është për kryeveprën e dekadës, Diablo III. Prandaj, mos pritni diçka të re nga Starcraft II ende.

Sidoqoftë, për më shumë rreth StarCraft II ju mund të njoftoheni në analizën që e kemi përgatitur për ju, dhe që momentalisht rradhitet në vendin e parë sa i përket votave në www.gameworld.al.

Lajmet e fundit>