Lojërat

Starcraft II: Heart of the Swarm do të jetë gati më 2012?

Oct 8 2010
0 Shpërndarje
Starcraft II: Heart of the Swarm do të jetë gati më 2012?

Dje në GDC Online në Austin, Texas, njëri prej drejtuesve të projektit Battle.net, Greg Canessa doli në skenë për të folur për të ardhmen e Battle.net përfshirë edhe shërbimin online.

Pas kohës së prezantimit të tij, shefi kryesor i lojrave PopCap mori edhe disa pyetje shtesë nga publiku.

Siç duket, disa nga pyetjet që arritën tek Canessa në ndërkohë ishin edhe ato në lidhje me datën e lansimit të ekspansionit të parë të Starcraft II: Wings of Liberty, që tani e dimë se do të quhet Heart of the Swarm. Derisa shefi kryesor i projektit përgjigjej pyetjeve për veçoritë e ardhshme të Battle.net për transmetimin e replay-ave, si dhe për përmirësimin e profileve, ai tha se ata ishin në “një zonë të përqëndrimit prej së cilës do të jemi të vëmendshëm të shohim procedurën edhe në anën e Starcraft II gjatë 18 muajve të ardhshëm deri tek lansimi i Heart of the Swarm.”

Në llogaritje të kësaj kohe, ekspansioni i ardhshëm do të mund të mbërrijë në mars apo prill të 2012. Heart of the Swarm është pjesa e dytë e serive të Starcraft II, pjesë e parë e së cilës është Wings of Liberty, e fokusuar në historinë e njerëzve apo Terrans. Ndërsa dy seritë e ardhshme janë Heart of the Swarm, e cila do të përqëndrohet në storjen komplete të Zerg në strategji të kohës reale, dhe Legacy of Void, e cila do të fokusohet në krijimin dhe zhvillimin e fraksionit të Protoss.

Përfaqësuesit e Blizzard thanë se ende nuk ka ndonjë datë zyrtare për lirimin e Heart of the Swarm. E poashtu, ata theksuan se loja nuk do të paraqitet as në konferencën e BlizzCon 2010 që do të mbahet në Anaheim, Kaliforni, më 22 deri 23 tetor.

Megjithatë, i shumëprituri Starcraft II u lansua. Në anën tjetër World of Warcraft: Cataclysm do të lansohet më 7 dhjetor. Dhe nga kjo, me gjithë dëshirë po e them, dua t’ja u kujtoj se rradha është për kryeveprën e dekadës, Diablo III. Prandaj, mos pritni diçka të re nga Starcraft II ende.

Sidoqoftë, për më shumë rreth StarCraft II ju mund të njoftoheni në analizën që e kemi përgatitur për ju, dhe që momentalisht rradhitet në vendin e parë sa i përket votave në www.gameworld.al.

 

Lajmet e fundit>