Lojërat

StarCraft II arrin në 3 milion shitje

Sep 5 2010
0 Shpërndarje
StarCraft II arrin në 3 milion shitje

Blizzard Entertainment ka shpallur lajmin se 3 milion kopje të lojës së shumëpritur StarCraft II: Wings of Liberty janë shitur që në muajin e parë të daljes në treg.

Gjysma e këtij numri të shitur, rreth 1 milion e gjysmë të kopjeve, janë shitur vetëm në 2 ditët e para që nga fillimi i shitjeve duke e bërë kështu SCII: Wings of Liberty njërën prej RTS(Real-Time-Strategy) lojërave më të shitura të të gjitha kohërave, duke u bazuar në burime nga Blizzard Entertainment.

Përderisa ky numër i madh i shitjeve nuk i afrohet mjaft rekordit të shitjeve që ka bërë loja World of Warcraft: Wrath of the Lich King(afër 2.8 milion në ditën e parë), lojë poashtu e zhvilluar nga Blizzard Entertainment, krye shefi i kësaj kompanie Mike Morhaime e ka treguar vetën mjaft të kënaqur duke falënderuar entuziastët e kësaj loje:

“Ne e vlerësojmë këtë entuziazëm dhe përkrahje që na kanë ofruar të gjithë lojtarët nga të gjitha pjesët e botës për StarCraft II. Ka qenë shumë e rëndësishme për ne që t’ju ofrojmë një lojë me eksperiencë zbavitëse, të balancuar, dhe të mirëpritur dhe jemi mjaft të kënaqur që lojtarët tanimë e përjetojnë këtë”.

Shumë analistë kanë shfaqur mendimet dhe kritikat e tyre, dhe njëra prej tyre ka qenë që SCII do t’a arrijë shifrën 7 milion brenda vitit, dhe siç duket ky rekord brenda muajit, dhe numri në rritje e sipër është duke e bërë këtë arritje SHUMË TË VËRTETË.

Nuk e di a keni qenë të interesuar ndonjëherë ne real-time-strategy sikur SCII, por nëse hulumtoni sado pak për këtë lojë, nuk do të dilni të zhgënjyer. Përkundrazi…do t’i përjetoni fuqitë dhe karakteristikat e tri racave Zerg, Protoss, Terrans dhe njëkohësisht përfitimet e reja që i ofron gjenerata e ardhshme e shërbimit online Battle.net.

Lajmet e fundit>