Lajme lojërash

Star Wars: Tiny Death Star tani është në dispozicion pa pagesë

Nov 13 2013
0 Shpërndarje
Star Wars: Tiny Death Star tani është në dispozicion pa pagesë

LucasArts që posedohet nga Disney ka lajmëruar gjatë ditës së enjte për lëshimin e Star Wars: Tiny Death Star. Një bashkëpunim mes LucasArts dhe zhvilluesit të Tiny Tower, NimbleBit, loja përdor estetikën e familjarizuar prej 8 bitësh dhe me lojë që ka menaxhim të burimeve të thjeshta të titujve të kaluar të NimbleBit.

Por në këtë version, ju nuk jeni personazhi pozitiv. Ju jeni duke e ndërtuar një Yll të Vdekjes. Sipas një njoftimi për shtyp, “Dashamirësit duhet të përgatisin furnizime të posaçme për të ndihmuar Perandorinë në betejën e vet kundër Aleancës së Rebelëve. Lojtarët duhet të kenë vigjilencë shtesë për të gjetur dhe kapur Luke Skywalker, princeshën Leia dhe spiunët e tjerë rebelë përpara se ata të mund të arrijnë të ikin.”

Ky është titulli i parë nga LucasArts që kur ishte blerë nga Disney më herët këtë vit dhe kaloi në një model licencimi. Tiny Death Star është në dispozicion tani në dyqanin iTunes App Store, Google Play, Windwos Phone Store dhe Windows Store. Loja pritet të vijë së shpejti në Amazon App Store. (GameWorld Albanian)

Tags >

Starwars
Lajmet e fundit>