Lajme lojërash

Star Wars: The Old Republic do të jetë falas për t’u luajtur në nëntor

Aug 2 2012
0 Shpërndarje
Star Wars: The Old Republic do të jetë falas për t’u luajtur në nëntor
Electronic Arts ka njoftuar se Star Wars: The Old Republic do të kthehet në një platformë falas për t’u luajtur në fund të vjeshtës. Vendimi vjen pas një lëvizje të njëjtë muajin e kaluar e cila i dha mundësinë lojtarëve të rinj të provonin lojën derin në nivelin 15 me çdo karakter – ose mjaftueshëm për të parë më mirë hyrjen dhe historinë e secilit karakter.
Sipas planit të ri, lojtarët do të jenë në gjendje të luajnë çdo karakter deri në nivelin 50, falas. Nëqoftëse, ai kërkon të vazhdojë më tutje ose të përdor një përmbajtje të veçantë në lojë, një abonim do të kërkohet për t’u blerë. Ndërkohë, loja do të jetë për shitje për 15$ duke filluar nga data 7 gusht e cila përfshinë një muaj të plotë për luajtje falas. Për më tepër, ka shumë shpërblime për ata lojtarë që tashmë janë të abonuar ose për ata që janë regjistruar në të kaluarën.
Lojtarët aktual dhe ata paraprak do të mbledhin 150 Cartel Coins për çdo muaj të paguar para 31 korrikut. Ata që kanë blerë versionin e Collector’s Edition do të marin 1000 Cartel Coin dhe shiritin e Heroit. Nëse abonoheni në lojën falas para 1 gushtit, do të zgjidhni një produkt për lojën tuaj, falas. Së fundmi, të gjithë lojtarët aktiv që nga 1 gushti deri në lasimin e modulit falas do të marrin 250 Cartel Coins.
Cartel Coins mund të përdoren për të blerë produkte në lojë përmes tregut Cartel Market. Këtu mund të shikoni faqen e lojës falas për detaje më të shumta dhe oferta të reja. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>