Lajme lojërash

Stacionet e radiove të Grand Theft Auto të disponueshme në iTunes

Apr 16 2013
0 Shpërndarje
Stacionet e radiove të Grand Theft Auto të disponueshme në iTunes

Një nga karakteristikat që i bën të veçanta lojërat e serisë GTA është shumëllojshmëria e stacioneve radiofonike dhe me gamën e gjerë të këngëve që kanë.

Këto stacione i kanë shoqëruar lojtarët përgjatë shumë misioneve të panumurta duke e bërë lojën më të këndshme.

Rockstar me sa duket e dinte se sa të famshme ishin këto, dhe për këtë arsye ka nxjerrë një aplikacion që krijon një playlist në iTunes, duke e bërë më të lehtë gjetjen e stacionit tuaj të preferuar.

Gjithsesi ka akoma mungesa pasi jo të gjitha stacionet janë të përfshira. Loja e ardhsme e serisë, GTA V pritet të dalë më 17 shtator. (GameWorld Albanian)

Tags >

GTA
Lajmet e fundit>