Lojërat

Sprinter Cell Double Agent

Jul 25 2012
0 Shpërndarje
Sprinter Cell Double Agent

Tom Clancy’s Splinter Cell: Double Agent është një lojë fshehtësi aksion-aventurë, e zhvilluar dhe e publikuar nga Ubisoft. Ashtu si edhe seritë e kaluara, edhe kjo lojë ndjekë aktivitetet e infiltruara të Sam Fisher, një agjent që punon degën e Black Ops të Agjensisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) të quajtur “Third Echelon”. Loja doli në treg në tetor, 2006 për Nintendo GameCube, Play Station 2, Xbox dhe Xbox 360. Kurse për Windows dhe Wii loja u lansua në nëntor, 2006. Versioni për Play Station 3 doli në mars, 2007.

Dy versionet e lojës kanë tipare të ndryshme në linjën e historisë, pra versionet Xbox 360, Windows dhe PS3 ndaj atyre Xbox, PS2, GC dhe Wii. Lojërat ndajnë shumë vende të njëjta por me dizenjim nivelesh krejtësisht ndryshe dhe në renditje tjetër.

Gjatë lojës lojtarit i duhet të bëjë shumë zgjedhje, pasi në këtë seri të lojës Sam infiltrohet si agjent në një organizatë të quajtur JBA (John Brown’s Army) dhe ai duhet të fitojë besimin e tyre për të mos shkaktuar alarme në të. Gjatë lojës lojtari shoqërohet nga një metër besimi, i cili tregon besueshmërinë në të dyja kampet, të JBA dhe NSA. Besimi në dy kampet i krijon mundësi lojtarit të marrë armë të ndryshme.

Për shkak të këtyre vendimeve që merren gjatë lojës, fundi i saj bën që të jetë i papërcaktuar dhe i bazuar në vendimet e marra ku vendimi final ëshë më vendimtari i cili tregon se cilës anë Sam i përket. Pas mbylljes së Double Agent, Sam do t’i duhet të marrë masa rreth vrasjes së vajzës së tij të vetme, Sarah, e cila është vrarë aksidentalisht nga një shofer i dehur ku ngjarjet e të cilave zhvillohen në serinë tjetër të Tom Clancy’s Splinter Cell: Conviction. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>