Lajme lojërash

Sprinter Cell Conviction

Jul 24 2012
0 Shpërndarje
Sprinter Cell Conviction

Tom Clancy’s Splinter Cell: Conviction është një lojë fshehtësi aksion-aventurë, e zhvilluar dhe e publikuar nga Ubisoft. Chaos Theory është loja e pestë në seritë e Splinter Cell të miratuara nga Tom Clancy. Në këtë version Sam nuk është më një agjent i NSA dhe është në gjurmët e vrasësit të vajzës së tij të vetme, Sarah, nga një shofer i dehur. Loja doli në treg në 13 prill, 2010 për Xbox 360, PC dhe Android.

Ndryshe nga seritë e kaluara, në këtë seri loja përfshinë një tipar tjetër që quhet “Mark & Execute” (Shënjestro & Ekzekuto), e cila i jep mundësi lojtarit të shënjestroj armiqtë dhe t’i godasë. Gjithashtu një tipar tjetër i ri është dhe “Last Known Position” (Pozita e fundit i njohur), e cila ndodhë atëherë kur lojtari shikohet nga armiqë, dhe më pas largohet. Kjo krijon një siluetë ku armiku mendon se Sam ndodhet, duke i dhënë mundësi lojtarit ta vrasë atë me mënyra të ndryshme të ofruara në lojë.

Ambienti i lojës, gjithashtu, përdoret për të projektuar misionet, objektivat dhe pikat kyçe për ta mbajtur lojtarin të përfshirë plotësisht në të. Loja është shumë ndryshe nga seritë e kaluara ku pika kryesore ishte fshehtësia. Në këtë version forca brutale është më shumë e përdorur dhe janë shumë të pakta rastet e fshehtësisë, por përfshirja e shumë tipareve të ndryshme, dëshira për të zbuluar vrasësin e vajzës dhe se si rrjedhin ngjarjet tani që Sam nuk është më një agjent, e bën lojën shumë tërheqëse. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>