Lajme lojërash

Sprinter Cell Chaos Theory

Jul 23 2012
0 Shpërndarje
Sprinter Cell Chaos Theory

Tom Clancy’s Splinter Cell: Chaos Theory është një lojë fshehtësi aksion-aventurë, e zhvilluar dhe e publikuar nga Ubisoft. Chaos Theory është loja e tretë në seritë e Splinter Cell të miratuara nga Tom Clancy. Ajo ndjek aktivitetet e infiltruara të Sam Fisher, një agjent që punon degën e Black Ops të Agjensisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) të quajtur “Third Echelon”. Loja doli në treg në mars, 2005 për Xbox, Play Station 2, Game Cube dhe Windows.

Fokusi primar i lojës është fshehtësia, me përqëndrimin më të madh në dritë dhe errësirë. Lojtari duhet të lëvizë nëpër hije sa herë që kërkon të fshihet. Loja tregon një metër drite e cila reflekton sa i dukshëm është lojtari në sytë e armikut, dhe syzet me pamje termike dhe natën e ndihmojnë atë të ecë përmes errësirës. Përveç kësaj në lojë përfshihet dhe një metër zhrume e cila tregon se sa zhurmë bën lojtari gjatë lojës, pra duhet që ai të bëjë sa më pak për të mos alarmuar armiqtë.

Duke ndezur alarmin e bën lojtarin të jetë gati për sulm, gjithsesi duke e ndezur shumë shpesh atë do të sjellë dhe mbylljen e lojës automatikisht. Ka misione në të cilat ndezja e vetëm njëherë të alarmit e përfundon atë, ose në qoftë se Sam vret qytetarë apo ushtarë miqësorë mund të bëjë të dështojë misioni.

Grafika në Chaos Theory karakterizohet nga disa përmirësime, përfshirë këtu ndriqimin HDR gjatë lojës, paraqitjet e hartave të ndryshme (normal dhe parallax). Gjithashtu loja karakterizohet nga opsioni i Multiplayer e cila bën që 2 agjentë të ecin bashkë përmes 7 misioneve të cilat vijnë paralel me atë të historisë me një lojtar. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>