Lojërat

Splinter Cell: Pandora Tomorrow

Jul 21 2012
0 Shpërndarje
Splinter Cell: Pandora Tomorrow

Tom Clancy’s Splinter Cell: Pandora Tomorrow është një lojë fshehtësi aksion-aventurë, e zhvilluar dhe e publikuar nga Ubisoft Shanghai, ndërsa Ubisoft, krijuesi origjinal i Splinter Cell, po punonte me Chaos Theory.

Pandora Torrow është loja e dytë në Splinter Cell e miratuar nga Tom Clancy. Ajo ndjek aktivitetet e infiltruara të Sam Fisher, një agjent që punon në degën e Black Ops të Agjensisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) të quajtur “Third Echelon”.

Loja e Pandora Tomorrow nuk ka fare ndryshime nga versioni paraprak i Splinter Cell. Ajo karakterizohet nga ndryshime të pakta në grafikë, fakti që kutitë e ndihmës së shpejt nuk janë më mjete që mbahen me vete dhe një shtesë në pistoletën e Samit, një laser i kuq, që i jep mundësi lojtarit të dijë me saktësi se ku do të gjuajë dhe kur është në lëvizje.

Gjithashtu, tani Sam mund të hapë dyer dhe kur mban një trup me vete, të gjuajë ndërsa është i varur. Loja gjithashtu karakterizohet nga versioni Multiplayer, ku mund të luhet me lojtarë tjerë dhe të kryeni misionet që kërkohen për të përmbushur objektivat e Agjensisë.

Loja përsëri vazhdon të mbajë të njëjtat stile fshehtësie dhe mbetet një nga të preferuarat e të apasionuarve pas këtyre lloje lojërash dhe ka marrë goxha vlerësime të mira nga kritikët ashtu dhe nga testuesit e lojrave për PC. (GameWorld Albanian) 

Lajmet e fundit>