Lajme lojërash

Splinter Cell: Blacklist vjen në muajin gusht

Jan 18 2013
0 Shpërndarje
Splinter Cell: Blacklist vjen në muajin gusht

Trailer i ri atraktiv për Splinter Cell: Blacklist zbulon datën e lançimit në muajin gusht dhe konfirmon që kjo lojë do të dal për platformat PC, PlayStation 3 dhe Xbox 360, derisa Wii U nuk përmendet.

Planifikuar që të dal në fillim të kësaj pranvere, Splinter Cell: Blacklist megjithatë u shty për në fund të verës. Siç njofton IGN, prodhuesi i kësaj loje Ubisoft deklaroi se këtë lojë mund ta luajmë nga data 20 gusht të këtij viti në versionet për PC, PlayStation 3 dhe Xbox 360.

Në fund të vitit të kaluar dolën disa thashetheme rreth versionit potencial të lojës për Wii U, kur në internet u shfaqën foto promovuese për këtë version në GameStop, por traileri i ri i kësaj loje i cili u shfaq përmend vetëm këto tri platforma.

Trailerin mund ta shikoni më poshtë, ndërsa nëse jeni fans i lojërave Splinter Cell dhe video materialet rreth Blacklist të publikuara deri më tani nuk ju kanë pëlqyer, besojmë se kjo video megjithatë mund të ju pëlqejë. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>