Lojërat

Splinter Cell: Blacklist konfirmohet për Wii U

Apr 11 2013
0 Shpërndarje
Splinter Cell: Blacklist konfirmohet për Wii U

Nintendo konfirmoi se loja Splinter Cell: Blacklist do të dalë për Wii U në Amerikën Veriore më 20 gusht së bashku me versionet për Xbox 360, Playstation 3 dhe PC, ndërsa në Europë do të vijë më 23 gusht.

Loja do të shfrytëzojë levën e madhe të Wii U për ta rritur performancën dhe karakteristikat e veçanta të lojës.

Sipas imazheve, leva do të përdoret për të kontrolluar kamerën gjarpër.

Nintendo gjithashtu bashkë me Splinter Cell, bëri të ditur edhe disa tituj të tjerë që do të dalin për konsolën e vet.

Këtu përfshihet Injustice: Gods Among Us që do të dalë më 16 prill, Lego Batman 2, Resident Evil Revelations dhe Sniper Elite V2. (GameWorld Albanian)

Tags >

Blacklist
Lajmet e fundit>