Lajme lojërash

South Park: The Stick of Truth shtyhet për mars të vitit 2014

Nov 2 2013
0 Shpërndarje
South Park: The Stick of Truth shtyhet për mars të vitit 2014

South Park: The Stick of Truth është shtyrë për 4 mars 2014, ka lajmëruar Ubisoft. Loja tani është planifikuar që të lëshohet në Evropë më 6 mars 2014.

Ubisot ka blerë lojën kur e bleu selinë në Montreal në janar, duke lajmëruar më vonë që loja do të arrinte në fund të këtij viti.

“Brenda tri javëve pas blerjes së lojës, ne me pikëllim e kuptuam që duhej ta kthenim këtë gjë së prapthi nëse shpresonim të ofronim përvojën që secili e donte,” tha në një blog president i Ubisoft për Amerikën e Veriut, Laurent Detoc.

“Ka qenë një rindërtim aq i madh për të arritur deri tek pika ku jemi që nuk mundëm ta lenim të shkonte, edhe nëse kjo nënkuptonte që të mos e përfundonim në dhjetor.”

Ubisoft zbuloi po ashtu një video, duke treguar për lojën. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>