Lajme lojërash

Sony të hënën me temë misterioze në konferencë për shtyp

Sep 9 2013
0 Shpërndarje
Sony të hënën me temë misterioze në konferencë për shtyp

Sony Computer Entertainment Japan ka planifikuar të mbajë një konferencë për shtyp në mëngjesin e të hënës, thuhet nga llogaria PlayStation Europe në Twitter.

Se çfarë saktësisht do të diskutohet, mbetet të shihet, ndonëse me siguri PlayStation 4 do të jetë pika kyçe e diskutimit.

Nëse dëshironi ta shihni ngjarjen, ju mund ta bëni këtë gjë në një transmetim të drejtpërdrejtë në blogun zyrtar të PlayStation.

Transmetimi pritet të fillojë në ora 7 të mëngjesit, sipas kohës sonë lokale. Përkthyesit e Sony-it do ta bëjnë një transkriptim në anglisht të gjuhës së konferencës. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>