Lojërat

Sony synon të shes 5 milionë PS4 deri në mars të vitit 2014

Sep 22 2013
0 Shpërndarje
Sony synon të shes 5 milionë PS4 deri në mars të vitit 2014

Presidenti i Sony Computer Entertaniment, Andrew House, ka lajmëruar që Sony synon të shes pesë milionë konsolla PlayStation 4 në vitin 2013, gjatë ligjëratës së tij në Ngjarjen e Lojërave të Sony-t në Tokio.

Presidenti i Worldwide Studios për Sony Computer Entertaniment, Shuhei Yoshida, e ka qartësuar në Twitter që House nënkuptoi që këtë gjë kjo ndërmarrje e synon që ta arrijë gjatë vitit fiskal 2013, duke nënkuptuar deri në marsin e vitit 2014.

Javën e kaluar, shefi i Sony Computer Entertainment për Amerikën, Jack Tretton, zbuloi që ndërmarrja do të mbante disa PS4 në dyqan për t’u siguruar që konsollat do të jenë në dispozicion gjatë fundvitit.

“Ne mund të shesim përpara çdo njësi që mund të prodhojmë dhe lajmi i mirë është që fitimet nga prodhimi kanë qenë të mahnitshme,” tha Tretton. “Ne do të punojmë shumë për t’u siguruar që çdo konsumator që dëshiron ta marrë një.” (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>