Lojërat

Sony: Shitjet e PS4 kanë kaluar shifrën e 6 milionë njësive

Mar 5 2014
0 Shpërndarje
Sony: Shitjet e PS4 kanë kaluar shifrën e 6 milionë njësive

Sony u shpreh gjatë ditës së martë se shitjet botërore të konsolës së tij më të fundit kanë kaluar shifrën e 6 milionë njësive. Të dhënat vlejnë deri ditën e diel të javës së kaluar dhe përfshijnë shitjet në Japoni të cilat kanë filluar prej datës 22 shkurt. Vetëm gjatë fundjavës së parë të daljes në shitje në Japoni janë shitur mbi 370 000 njësi. Rreth 322 mijë njësi të shitura brenda dy ditëve të para, ku dallohet edhe një diferencë e madhe me shitjet e dy ditëve të para të PS3 (88 mijë).

Megjithatë, shifra e 5 milionë njësive të shitura në mbarë botën ishte arritur pavarësisht ecurisë së mirë të shitjeve në Japoni, në tregun vendor të kompanisë. Kjo, në fakt, është hera e parë që konsola del në shitje e fundit në Japoni, ose tre muaj më vonë se data e hedhjes në treg në SHBA.

Sony u shpreh se arsyeja e vonesës ishte përshtatja e disa titujve softuerikë të caktuar për fansat japonezë. Shitjet pozitive në tregun mbarëbotëror janë mjaft të rëndësishme për Sony-n, të cilët po i kushtojnë rëndësi të madhe këtij sektori të kompanisë, duke qenë se është gjenerues i fortë të ardhurash. Në këtë mënyrë, mbulohen edhe një pjesë të sektorëve të dobët të kompanisë, të cilët po pësojnë humbje. Përveç konsolave, Sony u shpreh se edhe shitjet e softuerëve të PS4 ishin mjaft të mira. Gjithsej janë shitur mbi 13.7 milionë kopje si në dyqane ashtu edhe përmes shkarkimeve dixhitale. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>