Lojërat

Sony raporton shitjen e më tepër se 7 milionë konsollave PlayStation 4

Apr 21 2014
0 Shpërndarje
Sony raporton shitjen e më tepër se 7 milionë konsollave PlayStation 4

Sony ka lajmëruar gjatë ditës së mërkurë që shitjet globale të PlayStation 4 kanë tejkaluar shifrën prej 7 milionësh më 6 prill të këtij viti. Presidenti dhe CEO i Sony Computer Entertainment, Andrew House, pohoi në një deklaratë për shtyp: “Reagimi nga komuniteti global i lojërave për PS4 ka qenë i pakalueshëm dhe ne jemi vërtet të përulur që lojtarët tanë janë duke e përzgjedhur PS4-shin si konsollën e vet të gjeneratës së ardhshme.

Udhëtimi PS4 sapo ka filluar dhe, ndonëse ende jemi duke u përballur me vështirësi për t’iu përgjigjur kërkesës së fuqishme në mbarë botën, ne mbesim të qëndrueshëm në përkushtimin tonë për t’i plotësuar nevojat e konsumatorëve tanë dhe tejkalimin e pritjeve më të egra të lojtarëve duke ofruar përvoja të reja të përdoruesve. Ne jemi duke shikuar që të zbulojmë shumë nga këto përvoja për dashamirësit tanë në muajt e ardhshëm.”

Në deklaratën për shtyp gjithashtu thuhej se shitjet e softuerit global për PS4 kanë tejkaluar 20.5 milionë kopje për mediat dixhitale dhe fizike. Numrat nga NPD-ja pritet të vijnë më vonë gjatë kësaj jave, që do të mund të ofronin një pamje më të qartë se si këta numra vendosen gjatë garës, por është lajm i shkëlqyer për kompaninë Sony dhe lojtarët e konsollës së lëshuar nga kjo kompani për suksesin e arritur. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>