Lojërat

Sony publikoi përditësimin 4.05 në konsolat PS4

Oct 25 2016
0 Shpërndarje
Sony publikoi përditësimin 4.05 në konsolat PS4

Një përditësim i ri ka mbërritur në PlayStation 4 edhe mund të mos jetë ai që të gjithë shpresoni. Arnimi me numër 4.05 përmban përmirësime të softuerit dhe rritje së performancës së sistemit.

Nuk do të ketë as veçori e as ndryshime të prekshme. Kjo është hera e dytë këtë muaj që Sony shënjestron PlayStation 4 me përditësime të stabilitetit. Përditësimi i fundit ishte më 3 Tetor ndërsa i ditës së sotme ka një madhësi prej 312.1 megabajt.

PS4 4.00 mbërriti në Shtator dhe ishte i fundit i një rëndësie të veçantë në PlayStation. Solli folderat për menaxhimin e lojërave dhe aplikacioneve si dhe menu të reja të ridizenjuara. PS4 4.00 gjithashtu solli mbështetje për HDR PS4s. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>