Lajme lojërash

Sony prezanton versionin më të ri të PlayStation Vita

Sep 11 2013
0 Shpërndarje
Sony prezanton versionin më të ri të PlayStation Vita

Sony në një konferencë në Japoni prezantoi një version më të lehtë dhe më të hollë të PlayStation Vita që pritet të dal së shpejti.

Konsola e re do të jetë rreth 20% më e hollë se versioni fillestar, ndërkohë që Sony tha se do ta zëvendësojë ekranin e versionit të mëparshëm OLED me ekran LCD.

Gjithashtu versioni i ri do të jetë 15 % më i lehtë se paraardhësit, do të përfshijë një GB hapësirë ruajtëse, me një vend për tu zgjeruar me anë të kartave. Sony gjithashtu uli çmimet e kartave të memorieve në Japoni

Kompania tha se versioni i ri i cili vjen me opsionin për ta zgjedhur midis gjashtë ngjyrave të ndryshme, ka gjithashtu avantazhin e një baterie që mban 6 orë, 1 orë më shumë se versioni origjinal. Aktualisht nuk ka ndonjë datë për lançimin ndërkombëtar, por Sony tha se pajisja do të dal në shitje në Japoni duke filluar që nga 10 tetori. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>