Lojërat

Sony prezanton “Dragon Quest” PS4, versioni i limituar

Sep 4 2014
0 Shpërndarje
Sony prezanton “Dragon Quest” PS4, versioni i limituar

Në një konferencë për shtyp në Tokyo, Sony dhe Square Enix prezantuan “Dragon Quest Hereos” për Play Station 3 dhe 4. Kjo është një lojë e stilit aksion “Dynasty Warriors” dhe është prodhuar në bashkëpunim me Koei Tecmo. Pritet që kjo lojë ti japë shitjeve të Sony një shtysë të madhe vitin e ardhshëm. PS4 nuk ka pasur një performancë aq të mirë në Japoni, me një mungesë të madhe lojërash që qarkullojnë në tregun lokal.

Kjo do të jetë diçka shumë interesante për të pasionuarit pas “Dragon Quest” ,por edhe nëqoftëse nuk jeni të tillë vetëm hidhini një sy dizanjit të tij impresionues prej metali dhe super të hollë , që do të shoqërojë lojën. Kjo pajisje është në ngjyrë argjendi dhe ka në pjesën e sipërme maskotin Slime dhe një tjetër të tillë në pjesën anësore ku ju mund të fusni usb tuaj.

“Dragon Quest Hereos” do të jenë e disponueshme për shitje në Japoni pranverën e ardhshme. Akoma nuk ka një datë apo një çmim të saktë. Shanset për tu shitur jashtë Japonisë janë relativisht të vogla. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>