Lajme lojërash

Sony prezantoi edicionin e ri të lojës “Spider-man”

Jun 13 2017
0 Shpërndarje
"Siper-man", i cili do të debutojë në 2018-ën, do të zhvillohet nga Insomniac Games, një grup puna e të cilët është prezente edhe në "Resistance" dhe "Ratchet & Clank". Sony prezantoi edicionin e ri të lojës “Spider-man” Photo Source: Reuters

Sony prezantoi një lojë të re “Spider-man” për konsolën PlayStation në konferencën Electronic Entertainment Expo në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara ditën e Hëne.

“Siper-man”, i cili do të debutojë në 2018-ën, do të zhvillohet nga Insomniac Games, një grup puna e të cilët është prezente edhe në “Resistance” dhe “Ratchet & Clank”.

“E ardhmja ka mbërritur me PlayStation 4 Pro dhe PlayStation VR,” tha Presidenti dhe CEO i Sony Interactive Entertainment America Shawn Layden gjatë prezantimit të lojës.

Realiteti virtual po shndërrohet me shpejtësi në fushë betejën e botës së lojërave dhe zhvilluesit po kërkojnë të fitojnë adhurues të tjerë me produkte dhe aksesorë të një gjenerate tjetër.

Sony tha javën e kaluar se kishte shitur 1 milion njësi të PlayStation VR. Gjatë konferencës E3 kompania zbuloi lojën “shadow of the Colossus.” /GameWorld Albanian

Lajmet e fundit>