Lajme lojërash

Sony: PlayStation përcakton luajtjen

Nov 17 2013
0 Shpërndarje
Sony: PlayStation përcakton luajtjen

Brendi i PlayStation “definon luajtjen” thotë shefi ekzekutiv i SCEA-së, Jack Tretton. Në një intervistë për Bloomberg TV, Tretton tha që Sony është duke dhënë kontributin e vet më të mirë me PlayStation 4 dhe nuk sheh arsye pse pozita e PlayStation si kryesues i tregut të ndryshojë në të ardhmen.

“Ne gjithmonë kemi qenë udhëheqës të konsollës. Ne jemi në 80 milionë e më tepër në PlayStation 3, që është njëlloj si sfiduesit tonë,” tha Tretton. “Ne jemi të përshtatshëm në një bazë botërore dhe kemi qenë për tre gjenerata rresht. Kështu që ne vërtet mendojmë që PlayStation e definon luajtjen dhe PlayStation 4 është përpjekja jonë më e mirë deri tani. Dhe reagimi i konsumatorëve ka qenë fenomenal, komuniteti i zhvillimit është prapa nesh, kështu që ne kemi mjaft motivim nga pas.”

Tretton nuk u ndal në mbrojtjen e pozitës së favorshme të Sony-t në tregun e gjeneratës së ardhshme të konsollave. Ai tha që softueri dhe hardueri i PS4 është superior ndaj asaj që ofron Microsoft-i.

“Mirë, 399 dollarë, një qind dollarë më lirë se sa hyrësi i ri në treg. Pa dyshim me linjën më të mirë të lojërave, 180 lojëra në zhvillim, 23 në dispozicion në ditën e parë,” tha Tretton për PS4. “Dhe padyshim konsolla më e fuqishme. Dhjetë herë më e fuqishme se sa gjendja e artit të PlayStation 3.” (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>