Lajme lojërash

Sony PlayStation 4 ka tejkaluar shitjet e Xbox One me 1.2 milionë konsola

Jan 12 2014
0 Shpërndarje
Sony PlayStation 4 ka tejkaluar shitjet e Xbox One me 1.2 milionë konsola

Sony PlayStation 4 ka shitur 4.2 milionë njësi gjatë fundit të vitit 2013, sipas një deklarate zyrtare të dhënë nga vetë presidenti i kompanisë gjatë konferencës CES që po zhvillohet këtë javë në Las Vegas. Kjo do të thotë se Sony i ka tejkaluar shitjet e Xbox One të Microsoft-it me 1.2 milionë njësi gjatë vitit 2013. Po gjatë kësaj jave, Microsoft ka deklaruar në blogun e vet se Xbox One ka shitur 3 milionë konsola.

Faktikisht, Sony PlayStation 4 u hodh në treg një javë më parë se Xbox One në SHBA, që në datën 15 nëntor. Ndërkohë, Xbox One u lançua edhe në 13 shtete më 22 nëntor ndërsa PlayStation 4 ishte i disponueshëm në tregjet evropiane dhe në Australi prej datës 29 nëntor.

Të dyja konsolat arritën 1 milion njësi të shitura vetëm brenda ditës së parë të lançimit. Çmimet janë 399 $ për Sony PlayStation 4 dhe 499 $ Microsoft Xbox. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>