Lajme lojërash

Sony nuk ka plane për të sjell versionin Gran Turismo 6 në PS Vita

Aug 31 2013
0 Shpërndarje
Sony nuk ka plane për të sjell versionin Gran Turismo 6 në PS Vita

Drejtuesii studiove nga e mbarë bota të Sony-it, Shuehi Yoshida, ka zbuluar që do të ishte “mjaft e vështirë” që të vinte një version i Gran Turismo 6 nga sistemi PlayStation 3 në PS Vita, në një intervistë me IGN.

“PS Vita është një sistem shumë i fuqishëm portativ,” tha Yoshida,” por jo aq i fuqishëm si PS3. Siç mund të vëreni duke e shikuar GT6, ai në të vërtet është duke e përdorur PS3-në në një nivel shumë të lartë. Kështu që do të jetë shumë e vështirë që të kalojë GT6 në PS Vita.”

Ai tha më tej që “sa i përket mbështetjes së PS Vita, unë nuk pres që e tërë loja të jetë në dispozicion për t’u luajtur në PS Vita. Kështu që nuk ka plane të qarta për momentin për të cilat mund të flasim.”

Presidenti i Polyphony Digital, Kazunori Yamauchi, më parë pranoi që studioja ka një vizion për një edicion për PS4 të lojës. Derisa nuk është bërë lëshimi i planeve zyrtare për një version të gjeneratës së ardhshme, Yoshida e përshkruan kalimin si “të natyrshëm” sapo që studioja të mbërthejë harduerin e PS4. Gran Turismo 6 është planifikuar që të lëshohet për PlayStation 3 këtë dhjetor. (GameWorld Albanian)

Tags >

sony
Lajmet e fundit>