Lajme lojërash

Sony në shkurt mund të prezantoj PlayStation 4

Jan 4 2013
0 Shpërndarje
Sony në shkurt mund të prezantoj PlayStation 4

Në eventin që do ta organizojë Sony në Arizona shumë presin prezantimin e konsolës së re për lojëra. Sony kohë më parë ka filluar më shpërndarjen e ftesave për median për eventin me emrin “ Destination PlayStation”, i cili do të mbahet nga datat 25 – 28 shkurt të këtij viti në Scottsdale, Arizona.

Të gjithë kanë filluar të shpërndajnë thashetheme se në këtë event do të prezantohet konsola e re PlayStation 4, por deri më tani këtë gjë Sony as nuk e ka konfirmuar, e as përgënjeshtruar.

Në ftesën e Sony-t thuhet se të gjithë ftohen të hedhin një sy për planet e tyre për këtë vit, të shijojnë ushqimin, pijet dhe lojërat dhe të jeni të parët që do ti shihni publikimet e reja për vitin 2013 nga Sony Computer Entertainment America.

Nëse thashethemet e vjetra se Sony do ta prezantojë konsolën e re në vitin 2014, shikimi i parë i saj në muajin shkurt do të kishte kuptim, edhe pse ekzistojnë thashetheme se kjo konsolë do të prezantohet në muajin qershor.

Sipas shumicës së thashethemeve PlayStation 4 do të ketë procesor të modifikuar AMD A10 APU i cili kombinon CPU-në dhe GPU-në, do të ketë 8 GB apo 16 GB dhe 256 GB memorie interne. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>