Lajme lojërash

Sony lëshon kombinimin PlayStation 4/Vita për 500 dollarë

Aug 10 2013
0 Shpërndarje
Sony lëshon kombinimin PlayStation 4/Vita për 500 dollarë

Sony, sipas një raporti nga Machinima, mund të jetë duke e përgatitur një pako harduerike që përfshin pajisjen që mund të bartet me dorë të PlayStation Vita me PS4.

Sipas një “burimi të mirë-vendosur, anonim,” pakoja do të dal në shitje përpara fundit të vitit 2013 dhe do të shitet për rreth 500 dollarë. Nuk ka ndonjë hollësi tjetër shtesë. Vita për momentin shitet për 250 dollarë si një pajisje dhe edicioni standard i PlayStation 4 me çmim prej 399 dollarë dhe këto të dyja do të mund të ishin një kursim i madh për konsumatorët.

Sony më parë lajmëroi që të gjitha lojërat për PlayStation 4 do të mund të luhen në pajisjet që mbahen në dorë të ndërmarrjes përgjatë Remote Play, ndonëse vetëm lojërat që janë “programuar posaçërisht për të mundësuar një përdorim të tillë të PS Vita” do të jenë në gjendje që të përdorin pajisjen që mbahet në dorë si një kontrollues për konsollën shtëpiake. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>