Lajme lojërash

Sony lançon aplikacionin Play Station për iOS dhe Android

Nov 14 2013
0 Shpërndarje
Sony lançon aplikacionin Play Station për iOS dhe Android

Përdoruesit e iOS dhe Android që kanë ndërmend të blejnë Play station 4, do të ishte mirë të instalonin aplikacionin më të ri të Sony-it të quajtur Play Station.

Ky aplikacion tashmë i disponueshëm në Apple App Store dhe Google Play ofron shumë përfitime për përdoruesit e Play Station 4. Ata do të kenë mundësi të përdorin pajisjen e tyre Android ose iOS si një ekran të dytë ose si një telekomandë në distancë për të shfaqur dhe menaxhuar lojëra të caktuara në PS4.

Nëpërmjet këtij aplikacioni do të jetë e mundur që të blihen dhe shkarkohen lojëra apo funksionalitete shtesë (add-ons) nga dyqani on line Play Station Store për t’i instaluar ato më pas në platformën PS4. Gjithashtu përdoruesit mund të shohin manualin e Play Station dhe guidat e sistemit. Nëpërmjet rrjetit Sony Entertainment Network është e mundur që përdoruesit të bisedojnë me miqtë e tyre dhe të shohin se çfarë lojërash janë duke luajtur.

Për të përdorur të gjitha këto funksione të aplikacionit është i nevojshëm sistemi PS4 dhe krijimi i një llogarie në Sony Entertainment Network. Play Station 4 do të jetë fillimisht i disponueshëm në Amerikën e Veriut. Lançimi zyrtar do të jetë këtë të premte. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>