Lojërat

Sony lançon abonimin Play Station Now vetëm për 19.99 $ në muaj

Jan 6 2015
0 Shpërndarje
Sony lançon abonimin Play Station Now vetëm për 19.99 $ në muaj

Nëqoftëse ka një problem për përdoruesit e PlayStation ai është padyshim çmimi. Disa lojëra kushtojnë aq shumë për tu marrë me qira vetëm për pak orë sa është më ekonomike blerja e lojës së plotë. Gjithsesi gjërat po përmirësohen duke qenë se kompania Sony ka lançuar një abonim mujor që ju lejon të luani sa lojëra të doni kundrejt një pagese mujore prej 19.99 $.

Ky abonim i cili do të fillojë të përdoret që nga 13 janari, i jep përdoruesve akses të palimituar për më shumë se 100 lojëra të PS3. Shumë shpejt abonimi do të jetë i disponueshëm dhe për PS4. Ndërkohë që ky shërbim është akoma në hapat e tij të parë, kjo ofertë është mirëpritur nga publiku i gjerë. Pavarësisht të gjitha, shërbimi Play Station Now mund të hasë probleme që varen nga lidhja e internetit duke ngadalësuar lojërat. Për të gjithë ata që duan ta testojnë këtë abonim, Sony ka vënë në disponim një trial falas prej 7 ditësh duke filluar që nga data 13 janar. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>