Lajmet

Sony ka shitur mbi 5.3 milionë PS4 deri tani

Feb 20 2014
0 Shpërndarje
Sony ka shitur mbi 5.3 milionë PS4 deri tani

Sony ka shitur më tepër se 5.3 milionë njësi të konsolës së fundit deri në datën 8 shkurt. Shifra është bërë publike nga vetë kompania, një shifër kjo që do të ushtrojë më tepër presion në rivalitetin me konkurrentin Microsoft. Deri në fund të vitit, Sony kishte shitur 4.2 milionë PS4, nga 2.1 milionë që ishte shifra e regjistruar në 3 dhjetor, vetëm dy javë pas konsola ishte hedhur në treg.

PS4 ishte gjithashtu edhe konsola më e shitur e muajit janar në SHBA, sipas të dhënave të NPD, duke lënë pas të sapolançuarin Xbox One, i cili ka qenë prej vitesh më i shituri. Vetë Sony u shpreh se PS4 i ka tejkaluar me dyherë më shumë shitjet e Xbox-it të ri. Megjithatë, Microsoft u dallua në shitjet më të larta të lojërave, në total për të dyja konsolat që ka në qarkullim, One dhe 360.

Ajo që do të jetë interesante për t’u parë në javët në vazhdim do të jenë shifrat pas lançimit të PS4 në vendin e origjinës së Sony-t, në Japoni. Konsola do të dalë në treg më 22 shkurt. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>