Lojërat

Sony ka shitur 5.3 milion konsola PS4 përpara prezantimit në Japoni

Feb 23 2014
0 Shpërndarje
Sony ka shitur 5.3 milion konsola PS4 përpara prezantimit në Japoni

Sony ka shumë të drejtë të jetë shumë entuziast këtë javë, bazuar nga një raport sesa konsola PS4 janë shitur. Tre muaj nga prezantimi më 15 nëntor të vitit të shkuar, dhe Sony pretendon se ka shitur 5.3 milion njësi të tilla. Kompania po ashtu deklaron se PS4 ishte ndër konsolat më të shitura në SHBA gjatë janarit.

Nëse kjo nuk mjafton si lajm i mira, Sony do të rrisë fluksin e konsolave që nga e dita e shtunë. Arsyeja ? PS4 më në fund do të prezantohet në Japoni, në fakt në disa pjesë të vendit, aty ku tregu i Xbox-ve është neglizhuar më shumë. Është e vështirë të parashikojmë se sa konsola PS4 do të shiten në ditët e para të lëshimit, por do të ishim shumë të surprizuar nëse Sony nuk i kalon 6 milion njësi të shitura në total përpara fundit të javës.

Përsa i përket sesi si krahasohen shitjet e Sony-it me Xbox, Microsoft-i pretendon se ka shitur 3 milion konsola deri më 6 janar dhe një total prej 3.9 milion të tilla deri me 23 janar. Pra nëse ka vazhduar kjo shitje më këtë ritëm i bie që të jenë shitur 4.7 milion Xbox deri më 8 shkurt, e cila është data kur Sony deklaroi se ka shitur 5.3 milion PS4.

Pra, rivalët e konsolave vazhdojnë të qëndrojnë shumë afër njëri-tjetrit, por prezantimi në Japoni këtë javë me padyshim do të rrisë avantazhin e Sony-t deri në gjysmë milion shitje më shumë sesa Xbox One.Pas kësaj me shumicën e vendeve që kanë parë një prezantim të këtyre konsolave, çdo gjë mbetet në dorë të lojërave dhe tregut se kush do të udhëheqë.

Microsoft ka nevojë të rregullojë problemin e lojërave të cilat kanë rezolucion më të ulët dhe frekuencë vizuale më të ulët se PS4. Mbyllja e boshllëkut të çmimit ndaj PS4, do ti sillte përfitime të mëdha Xbox One. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>