Lojërat

Sony ka shitur 10 milionë konsola PlayStation 4 në gjithë botën

Aug 14 2014
0 Shpërndarje
Sony ka shitur 10 milionë konsola PlayStation 4 në gjithë botën

Gjatë konferencës Gamescom 2014, kompania Sony njoftoi se ka shitur 10 milionë konsola PlayStation 4 në mbarë botën. Për të qenë më të qartë vlen të theksohet se ky është numri i konsolave të blerë nga konsumatorët dhe nuk janë të përfshira shitjet tek distributorët dhe partnerët e tjerë.

Është paksa e vështirë të krahasojmë performancën e PlayStation 4 me rivalin e tij më të afërt, Xbox One, sepse Microsoft akoma nuk ka publikuar të dhënat e shitjeve. Heshtja e kompanisë po tregon një shenjë, gjithsesi raportet e fundit financiare të Sony pretendojnë se konsolat Playstation (PlayStation 3 dhe PlayStation 4) kanë tejkaluar në shitjet harduerët Xbox (Xbox 360 dhe Xbox One) me rezultatin 3 me 1 në tremujorin e parë të vitit 2014.

Pak më herët, Microsoft tha se shitjet e Xbox One janë pothuaj dyfishuar në SHBA vetëm gjatë qershorit. Kompania ka dërguar 5 milionë konsola për tek distributorët, por kjo nuk është shifra e shitjeve tek konsumatorët. Jim Ryan, ekzekutivi i Sony Computer Entertainment Europe, publikoi të dhënat statistikore të PlayStation 4 në Cologone. Kjo është një mënyrë fantastike për të treguar se kompania ka arritur të ketë rezultate mjaft pozitive që pas lançimit të suksesshëm në muajin nëntor të vitit të shkuar. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>