Lojërat

Sony ka prezantuar njësi speciale të PlayStation 4 për festimin e 20 vjetorit të platformës

Dec 4 2014
0 Shpërndarje
Sony ka prezantuar njësi speciale të PlayStation 4 për festimin e 20 vjetorit të platformës

Platforma e lojërave PlayStation, një pajisje revolucionare në fushën e lojërave ka mbushur plot 20 vjeç që nga dita kur është prezantuar për herë të parë. Për të festuar këtë event, gjiganti i teknologjisë me qendër në Tokyo, kompania Sony ka lëshuar disa njësi special të limituara të PlayStation 4. Këto janë 12,300 njësi unike të PlayStation 4, të cilat janë dizenjuar dhe prodhuar posaçërisht që të jenë sa më të ngjashme me PlayStation-in e parë legjendarë.

Rezultatet nga kjo përpjekje e Sony ishin mbresëlënëse dhe ka tërhequr shumë vëmendje, pasi shumë detaje të këtyre njësive të limituara të kthejnë përsëri në vitin 1994, kur PlayStation i parë origjinal kishte një trup të mbrojtur nga goma në një ngjyrë gri të hapur, e cila do t`i sillte buzëqeshjen në fytyrë çdo lojtari të vjetër që ka nostalgji për platformën e parë PlayStation. Edhe kabujt që lidhin platformën me pajisjet e tjera duken sikur sapo kanë dalë nga një makinë kohe, pasi janë shumë të ngjashme me prodhimet e atëhershme.

Këto njësi special janë lançuar për fansat ekzaktësisht 20 vite pasi platforma PlayStation 1 u bë pjesë e tregut me datën 3 dhjetor të vitit 1994. Shitjet e njësive të limituara të PlayStation 4 do të fillojnë më datë 6 dhjetor. (GameWorld Albanain)

Lajmet e fundit>