Lajme lojërash

Sony heq pagesën e licencës për PlayStation Mobile

May 11 2013
0 Shpërndarje
Sony heq pagesën e licencës për PlayStation Mobile

Sony ka hequr pagesën për licencën e publikimit, që krijuesve do t’iu duhet të paguanin për të nxjerrë lojëra për platformën e PlayStation Mobile.

Pagesa vjetore 99 $ mund të mos duket shumë, por kjo tregon një sinjal që Sony po lejon studio zhvillimi të pavarura dhe të vogla për krijimin e produkteve të PlayStation.

Kompania prezantoi një seksion të ri të lojërave të mërkurën “Indie Games” që iu shtua dyqanit të lojërave të PlayStation për konsolën e famshme të PlayStation 3.

Loja “Minecraft” vazhdon të dominojë Xbox Live Arcade, por përpjekjet e Sony-t për të motivuar talentet e reja nuk kanë shkuar dëm. Lojërat si “Journey” , “The Unifinished Swan” dhe “Papa & Yo” vazhdojnë të thyejnë rekorde dhe të dalin përtej parashikimit.

PlayStation Mobile nuk ka qenë ndonjë sukses. Numri i pajisjeve të certifikuara në pamje të parë duket interesant, por janë të gjitha pajisje të Sony, bashkë me një duzinë smartfonësh HTC.

Sony duhet të nxisë platformën e saj të PlayStation Mobile drejt pajisjeve të Android nëse do të bëjë emër që do të thotë më shumë shkarkime dhe kthime më të larta.

Pa këto pjesë, Sony do të vazhdojë të ketë probleme për të tërhequr zhvilluesit drejt platformës. Heqja e pagesës për licencë është një fillim i mirë, por do ti duhet më shumë punë për të kryesuar kompaninë. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>