Lajme lojërash

Sony do të zbulojë pasardhësin e PlayStation 3 muajin tjetër

Feb 2 2013
0 Shpërndarje
Sony do të zbulojë pasardhësin e PlayStation 3 muajin tjetër

Sipas raportimeve që vijnë nga Wall Street Journal, Sony po planifikon që të zbulojë pasardhësin e PlayStation 3 muajin tjetër.

Kompania ka bërë publike planet për të mbajtur një event dedikuar PlayStation në 20 shkurt, ku pritet të debutojë gjithashtu edhe konsola e re. Ajo duhet të lançohet në muajt në vijim dhe do të konkurrojë kokë për koke me pasardhësin e Microsoft Xbox 360, i cili pritet po ashtu të lançohet gjatë vitit 2013.

Megjithatë, duhet të kemi parasysh se jo gjithmonë konsolat e reja bëhen popullore. Për shembull, Nintendo ka zhgënjyer deri tani me konsolën e re Wii U, duke pasur një numër më të vogël kërkesash nga sa ishte parashikuar.

Konsola e re e Sony-t pritet të ketë një çip të dizajnuar nga Advanced Micro Devices, siç vihet në dukje nga raportimi në fjalë. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>