Lajme lojërash

Sony do të nxjerrë Playstation 3 të ridizenjuar më 25 shtator

Sep 22 2012
0 Shpërndarje
Sony do të nxjerrë Playstation 3 të ridizenjuar më 25 shtator

Sony ka në plan të nxjerrë një version të tretë të Playstation 3, konsolë e cila doli fillimisht në vitin 2006. Versioni i ri do të dalë në dyqanet e SHBA-së më 25 shtator, para sezonit të blerjeve të Krishtlindjeve.

Kompania mbajti dizajnin e përkulshëm të dy versioneve të mëparshme, edhe pse tani është sa gjysma nga madhësia. Versioni i ri është gjithashtu 25% më i lehtë dhe më pak i fryrë se version i vitit 2009. Ka akoma një drajver Blue-Ray për të lozur filma dhe lojra HD, si dhe gjithashtu tani përdor diskun e rrëshqitshëm për të ruajtur hapsirë.

Dy versione ngjyrash do dalin ose e bardhë ose e zezë. E para ka hard disk 250GB ndërsa e dyta 500GB dhe do të ketë çmimin 299 euro. Evropa do të marrë një version tjetër me 12 GB flash dhe me çmim 299$. Është akoma e paqartë nëse version më i lirë me 12GB do të dalë edhe në SHBA.

“Faktori i madhësisë më të vogël nuk është vetëm më I bukur dhe tërheqës për shumë konsumatorë, por gjithashtu do të kushtojë më pak për tu krijuar,” tha Piers Harding Rolls. “Kjo do të hapë rrugën drejt uljes së çmimeve në të gjitha konsolat.”

Një hard disk i jashtëm 250GB do të jetë i disponueshëm më vete për të rritur hapsirën e informacionit të ruajtur.

Oferta pritet të vijën për Krishtlindje si shoqërim me lojra si Assassin’s Creed 3. Gjithsesi konkurrenca do të jetë e fortë me daljen e Nintendo Wii U dhe me shitjet e Xbox 360 që vazhdojnë të jenë shumë të forta. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>