Lojërat

Sony do të mbyllë dhe Play Station Home në Amerikën e Veriut

Sep 29 2014
0 Shpërndarje
Sony do të mbyllë dhe Play Station Home në Amerikën e Veriut

Ishte vetëm një çështje kohe. Kur u hapën fjalët se Sony do të mbyllte Play Station Home në Japoni edhe ditët e Play Station në Amerikë ishin të numëruara. Pa dhënë shumë detaje një zëdhënës i kompanisë u shpreh se dita e fundit e përdorimit të kësaj platforme do të jetë 31 marsi i vitit të ardhshëm.

Por kompania ka në plan të sjellë një version të ri për eksperiencën virtuale “Jeta e dytë” . Kjo platformë është falas për të gjithë, mjafton të kesh një llogari në Play Station, ndaj aktualisht ajo ka me miliona përdorues në gjithë botën. Ndoshta Sony po kërkon ti surprizojë fansat e saj me ide novatore dhe më interesante që përmbushin kërkesat e tyre. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>