Lajme lojërash

Sony blenë shërbimin e lojërave cloud, Gaikai

Jul 10 2012
0 Shpërndarje
Sony blenë shërbimin e lojërave cloud, Gaikai

Publikuesit njoftojnë se kompania ka hyrë në një marrëveshje përfundimtare për të blerë shërbimin e Gaikai për 380 milionë dollarë. Njoftimi erdhi sot nga Sony Computer Entertainment, ku kompania është në raundin e fundit për blerjen e rrjetit të lojërave cloud. Sipas një deklarate të lëshuar nga Sony, botuesi synon ta përdorë këtë blerje për të krijuar një shërbim të ri cloud, që kombinon shërbimet e Gaikai, me shërbimet e veta.

“Duke kombinuar fuqinë teknologjike të Gaikai dhe talentin inxhinierik me njohurinë e gjërë dhe eksperiencën rreth platformave të lojërave SCE, kjo e fundit do t’u ofroj përdoruesve një eksperiencë argëtuese të paharrueshme rreth cloud gaming” – deklaroi presidenti, dhe grupi CEO i Sony Computer Entertainment, Andrew House.

“SCE do të japë një shërbim transmetimi nga cloud të klasit botëror që lejon përdoruesit të gëzojnë një rrjet të gjërë përmbajtjesh duke filluar që nga lojërat shumë të forta me grafikë shumë të pasur në përmbajtje, kudo në pajisje të shumëllojshme që kanë lidhje në internet.”

E themeluar në 2008 në Aliso Viejo, California, nga David Perry, Gaikai mundëson shfaqjen e lojërave në disa pajisje përmes internetit. Platforma i jep mundësi lojëtarëve të luajnë Demo (version jo i plotë i lojës) dhe të blejnë lojëra të tilla si Call of Duty apo Mass Effect 3 përmes një shfletuesi të ndërtuar me Java apo Flash.

“Ne jemi të nderuar që jemi në gjendje të ndihmojmë SCE për të shfrytëzuar fuqitë e reja të cloud dhe të vazhdojë në rritjen e ekosistemit të tyre, të fuqizojë zhvilluesit me aftësi të reja, të përmirësojë në mënyrë të ndjeshme shtrirjen e përmbajtjes emocionuese dhe të sjellë përvoja të reja befasuese për përdoruesit në mbarë botën,” deklaron Perry në një komunikatë për media.

Sipas Sony, blerja është ende subjekt i disa miratimeve të caktuara rregullatore dhe kushteve të mbylljes. Vitin e kaluar, Gaikai emëroi Phil Harrison dhe ish-ekzekutivin e Activision Robin Kaminsku në bordin e saj këshillues. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>