Lajme lojërash

Sony: Beteja mes PS4 e Xbox One është e mirë për lojtarët

Apr 27 2014
0 Shpërndarje
Sony: Beteja mes PS4 e Xbox One është e mirë për lojtarët

Sipas presidentit të Studiove Botërore të PlayStation, Shuhei Yoshida, gara si ajo që po vazhdon mes PlayStation dhe Xbox One – është një gjë e mirë për lojtarët sepse e detyron secilën kompani që të formojë produkte më të mira, me veçori më të plota. “Gara është gjithmonë e shëndetshme,” tha Yoshida për GameSpot në një intervistë kohën e fundit. “Është më e mira për industrinë dhe konsumatorët.” Yoshida tregoi që ditën kur Microsoft lajmëroi që kishte përditësuar aplikacionin YouTube për Xbox One për t’iu mundësuar përdoruesve që të shpërndajnë drejtpërdrejt video tek kjo faqe, ai ishte përmbytur me pyetje duke i kërkuar atij, “Kur do ta mbështesni YouTube-in në PS4?” (PS4 ende nuk ka aplikacion për YouTube.)

Ky lloj ndikimi mes kompanive të mëdha si Microsoft dhe Sony formon një lloj të presionit pozitiv, shpjegoi Yoshida. Kur dy kompanitë garojnë në një “mënyrë të shëndetshme, konstruktive,” kjo ndihmon në përmirësim të platformave të tyre përkatëse në afatin e gjatë. “Kështu që unë nuk dëshiroj që Microsoft ose Nintendo të jenë plotësisht të pasuksesshëm. Në të njëjtën kohë unë nuk dua që të jenë plotësisht të suksesshëm (qesh),” tha Yoshida. “Kështu që unë mendoj që ne mund ta ndihmojmë njëri-tjetrin me garë të shëndetshme.”

Kur e merrni parasysh numrin e ofertave të shumta dhe të duhura që janë në dispozicion për blerësit e Xbox One, duke përfshirë pakon Xbox One me Titanfall prej 450 dollarë, PS4 dhe Xbox One janë më tepër në linjë – të paktën nga një pikë qëndrimi për çmimin – se kurdoherë më parë, tha Yoshida. Kjo intervistë ishte kryer kur pakoja Xbox One me Titanfall me çmimin prej 450 dollarëve ishte akoma në dispozicion.

“Tani, është e vështirë të tregohet se sa ka dallim mes çmimeve. Ishte 100 dollarë, por tani mund të jetë 50 dollarë ose me të njëjtin çmim,” tha ai. PS4 ka shitur 7 milionë njësi për konsumatorë deri tani, derisa numri i vetëm zyrtar që është treguar nga Microsoft për numrin e shitjeve të Xbox One deri tani është 3 milionë. Ajo shifër paraqet numrin e Xbox One të shitur deri në fund të vitit 2013. Microsoft ka shitur 5 milionë Xbox One për shitësit me pakicë deri më tani. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>