Lajme lojërash

SNK Playmore lanson Metal Slug 3 për pajisjet iOS dhe Android

Jul 15 2012
0 Shpërndarje
SNK Playmore lanson Metal Slug 3 për pajisjet iOS dhe Android

Metal Slug është një lojë shumë e njohur e NEOGEO 2D, një serial loje aksion-vrasje vrapo dhe gjuaj, e cila vazhdon akoma të magjeps miliona fansa në mbarë botën për grafikën e saj dhe mënyrën e thjeshtë të kontrollit.

Metal Slug 3, titulli më i vlerësuar në serinë e lojës, është një nga më të preferuarat edhe për historinë e lojës që ajo përmbanë, dhe së fundmi i kënaq dhe fansat me lansimin e saj për iOS dhe Android.

Për dallim nga klasika e tij “ARCADE MODE”, Metal Slug 3 karakterizohet nga moduli i misioneve (MISSION MODE), e cila i jep mundësi lojëtarit të zgjedhë se cilën fushë dëshiron të luajë. Ju tashmë mund të shkoni në fushën tuaj të preferuar ose të praktikoheni në ato fusha ku keni patur shumë vështirësi.

Loja rikthehet më intensitet më të madh se kurrë më parë, me të ashtuquajturat: Slug Marines, Drill Slug dhe Elephant Slugs të cilat shoqërojnë Metal Slugs dhe Slugnoids!

Një sistem harte ju jep mundësi të merrni një rrugë tjetër gjatë lojës dhe të shikoni hapësira të gjëra të lojës të cilat ju presin në Metal Slug 3. Përveç “Misionit Kryesor”, loja mund të luhet dhe në versionin “Multiplayer” me anë të Bluetooth duke krijuar një skuadër me shokët dhe të përpiqeni të pastroni fushat më të vështira me ta.

Përdorni funksionin e rrjetit në pajisjen tuaj dhe përfundoni lojën për të marrë sa më shumë pikë duke konkurruar kështu me lojtarët e tjerë nëpër botë.

Bëhuni veterani i Metal Slug dhe merrni titullin e lakmuar “World’s Number 1”. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>