Lojërat

Sniper: Ghost Warrior

Oct 3 2012
0 Shpërndarje
Sniper: Ghost Warrior

Sniper: Ghost Warrior është një lojë taktike FPS për Microsoft Windows, Xbox 360 dhe PlayStation 3 dhe është instalimi i parë i serive të Sniper.

Loja doli në treg më 24 qershor 2010 për Microsoft Windows nëpërmjet Steam dhe me versionin e Xbox 360 e lançuar në 29 qershor 2010 dhe versioni për PlayStation 3 më 28 prill 2011.

Loja është e bazuar rreth rolit të një snajperi ushtarak, të cilën zhvilluesi e ka vënë re se interesi i publikut është rritur fal shikimit të History Channel ose Military Channel. Objektivi i lojës është të fusë lojtarin në rolin e një snajperi elitar i dërguar në një zonë armike në mënyrë që të ndihmojë rebelët e Isla Yrueno, një shtet fiktiv Latino-Amerikan, të lufojnë kundra forcave e cila e ka vendosur qeverinë e tyre në një coup d’etat (sulm për t’a rrezuar qeverinë).

Loja është e luajtur nga pamja e parë, dhe siç e thotë dhe titulli, ajo konsiston në fshehtësi, vrasjen e armiqve nga larg me snajper.

Trajektorja e plumbit varet shumë nga era, graviteti, dhe koha e fluturimit, të gjitha këto lojtari duhet t’i marrë parasysh kur gjuan. Armët kryesore në lojë janë, pistoleta me silenciator, thika dhe disa tipe snajperash.

Në lojë ka dhe pjesë ku lojtari nuk është snajperist, por pjesa tjetër e skuadrës, të ciltë duhet të vrasin këdo i del përpara pa tiparet e fshehtësisë. Pjesa më e madhe e lojës është e vendosur në xhungël dhe rruga është disi e vështirë për t’u ndjekur. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>