Lojërat

Sniper Elite V2

Mar 8 2013
0 Shpërndarje
Sniper Elite V2

Sniper Elite V2 është një lojë taktikë me qitje e krijuar nga Rebellion Developments për Microsoft Windows, PlayStation 3, Wii U dhe Xbox 360.

Loja është një ridizjnim i Sniper Elite që doli në vitin 2005. SE V2 ndodh në të njëjtën kohë, më luftën e Berlinit në vitin 1945, por tani personazhi kryesor, një officer Amerikan, duhet të kapë shkencëtaret e përfshirë në krijimin e programit për raketën V2 në Gjermani.

Loja përfshin atmosferën taktike dhe jo aksionin e rëndë duke përdorur disa armë nga Lufta e Dytë Botërore si snajper, një pistoletë Welrod, automatikë dhe granata. Sniper Elite V2 ka marrë vlerësime të ndryshme.

GameRankings dhe Metacritic i dhanë versionit të PlayStation 71.68% dhe 70/100, atij të Xbox 360 68.76% dhe 67/100 ndërsa atij për PC 65.38% dhe 66/100.

Game Informer i dha lojës 8.25/10. GameSpot 6/10 ndërsa IGN 8/10. Më 5 shkurt të 2013 Rebellion lajmëroi se loja do të dilte dhe për konsolën Wii U. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>