Lojërat

Sleeping Dogs

Sep 11 2012
0 Shpërndarje
Sleeping Dogs

Sleeping Dogs është një lojë aksion aventurë në një botë të hapur e zhvilluar nga United Front Games së bashku me Square Enix London Studios dhe e publikuar nga Square Enix, e cila doli në treg në 14 Gusht, 2012 për Microsoft Windows, Play Station 3 dhe Xbox 360.

Sleeping Dogs merr pjesë në Hong Kong dhe fokusohet në operacione për t’u infiltruar në Triadat (Organizata Kriminale Kineze).

Loja në fillim u quajt True Crime: Hong Kong, por si rezultat i buxhetit të lartë që kërkonte loja, ajo u ndërpre nga Activision në 2011. 6 muaj më vonë, loja u riemërua Sleeping Dogs në 2012 pasi Square Enix nuk arriti të blinte të drejtat e emrit True Crime.

Thelbi i lojës së Sleeping Dogs i jep mundësi lojtarit të lëvizë nëpër qytet i lirshëm. Loja luhet me pamje nga shpatullat, në vetë të tretë, dhe përfshin karakteristikat e një RPG-je.

Lojtari kontrollon Wei Shen, një oficer policie Amerikano-Kinez, si ai shkon të infiltrohet në organizatën Sun On Yee Triad. Lojtari ka aftësi, përveç ecjes, hedhjes, vrapimit, të notojë dhe të përdorë artet marciale. Gjithashtu në lojë jepet mundësia të drejtosh disa lloje automjetesh.

Ashtu si dhe disa lojra të tjera, këtu përveç misioneve kryesore në qytet mund të hapen dhe misione të tjera dytësore të cilat mund të përdoren nga lojtari sipas dëshirës së tij.

Sleeping Dogs në përgjithësi ka marë vlerësime pozitive ku nga GameRankings dhe Metacritic është vlerësuar me 86.44% dhe 84/100, përkatësisht. IGN i dha lojës notën 8.5, GameSpot 8 ndërsa vlerësimi më i lartë është marë nga Official PlayStation Magazine me 9/10. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>